Prej më shumë se dy javësh me kërkesë të Bashkisë së qytetit, APD ka krijuar kushte për hyrjen e autoveturave nga hyrja 4 pranë Urës së Dajlanit me drejtim nga dalja 2, përballë Bankës Kombëtare Tregtare në Durrës. 

Punimet për realizimin e investimeve publike në infrastrukturën rrugore kanë rënduar trafikun e automjeteve në qytet. 
Kërkesa e Bashkisë gjeti miratimin e Autoritetit Shtetëror të Sigurisë për ndryshimin e përkohshëm të regjimit të hyrje-daljeve në port-mësohet nga APD, ndërsa Drejtoria Ekzekutive hartoi një plan masash për lehtësimin dhe sigurinë e lëvizjes së automjeteve në fragmentin rrugor Hyrja 4 (Ura e Dajlanit) – Dalja 2 (përballë BKT).

Forcat e Sigurisë Portuale (FSPD) po punojnë për menaxhimin e situatës së trafikut në rrugët e portit.

Lëvizja e automjeteve duke shfrytëzuar hyrje-daljen rrugore në portin e Durrësit do të vijojë rreth një muaj.