Lundrimet detare nga Durrësi vijojnë të shfrytëzohen vetëm për transportin e mallrave

20/05/2020 - 14:39

Terminali i Trageteve në Portin e Durrësit që prej 10 marsit 2020 shfrytëzohet vetëm për transportin e mallrave nga vendi ynë drejt Italisë (anasjellas). Linjat kanë aplikuar lundrime të reduktura dhe vetëm mbrëmjen e së dielës nga porti i Durrësit janë nisur tre tragete me kamionë dhe trailerë drejt porteve të Barit dhe Ankonës.

Pas më shumë se dy muajsh nga rënia e ndjeshme e numrit të lundrimeve për shkak të masave të rrepta anti-Covid-19, kjo është dita e parë me tre tragete në linjat kryesore të transportit detar, mësohet nga Qendra e Informacionit në APD.

Tragetet “Rigel VII” dhe “AF Marina” lundruan mbrëmjen e së dielës drejt Barit, ndërsa trageti “AF Claudia” u nis për në Ankona.

Lundrimi i trageteve do të rikthehet edhe për udhëtarët, pas vendimit të përbashkët mes dy vendeve tona, Shqipërisë dhe Italisë.

Gjatë periudhës 1 – 17 maj tragetet janë shfrytëzuar nga 3,103 automjete, kamionë dhe trailerë.

Siç vihet re, tragetet janë shfrytëzuar nga drejtuesit e automjeteve, që kanë vijuar udhëtimet në qytetet të ndryshme të Italisë apo të Shqipërisë për të siguruar vijimësinë e furnizimit me produkte dhe mallra të ndryshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

2,5 milionë tonë mallra janë përpunuar gjatë 8 muajve në Portin më të madh në vend.

Anija tregtare "AAL Singapor", ka hyrë në Portin e Durrësit mesditën e djeshme dhe është akostuar në molin 10.

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim vizitoi dje Portin e Durrësit, ku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në luftën ku

Nesër në portin e Durrësit pritet të akostohet kroçera e parë e këtij viti, e cila do të sjellë 44 turistë francezë.

Gjatë periudhës janar-korrik 2020, në kalatat portuale të Portit të Durrësit janë përpunuar 796 mjete lundruese.

Në Portin e Durrësit është drejt finalizimit ngritja e sallës së re Operacionale Ndërinstitucionale e Monitorimit dhe Komandimit të Siste

Fundjava që lamë pas është mbyllur me aktivitet të lartë përpunues në portin më të madh në vend, ku sipas të dhënave të Dispeçerisë Qendr

Porti i Durrësit vijon të luajë rol të rëndësishëm në transportin e mallrave nga dhe drejt Kosovës.

Që nga fillimi i muajit korrik, në portin e Durrësit janë ndalur 19 jahte turistike nga shtete të ndryshme si: Amerika, Kroacia, Ishujt B

Fillimi i javës ka nisur me përunimin e 4 anijeve tregtare që ndodhen të akostuara në molin nr.