Në portin e Durrësit, ditën e hënë ka mbërritur anija “Chelsea-6” me 5500 tonë grurë.

Po ashtu, në kalatat 5 e 6 përpunohen edhe dy anije të tjera me 2518 tonë hekur dhe 381 kontejnerë.

Në radën portuale ndodhen tre anije që do të shkarkojnë skrap, qymyr dhe makineri, e një tjetër që do të ngarkojë zink, 23 mijë tonë gjithsej.

Nga të dhënat e APD-së, mësohet se priten edhe pesë anije të tjera që do të shkarkojnë afro 17 mijë tonë çimento, melaminë, skrap dhe grurë.