Katër anije tregtare me rreth 11 mijë tonë mallra po përpunohen këtë të mërkurë në kalatat 1 – 5 të Terminalit të Mallrave Gjenerale (i njohur edhe si Terminali Perëndimor) në portin e Durrësit.

Nga të dhënat e Qendrës së Informacionit në APD, njëra prej tyre ka përfunduar shkarkimin, ndërsa tre të tjera me grurë, melaminë dhe mallra ushqimore vijojnë përpunimin në kalatat 2, 4 dhe 5.

Sot paradite mbërritën gjithashtu nga Bari (Itali) dy tragete me udhëtarë dhe automjete, ndërsa trageti “AF Michela” pritet të ankorohet rreth orës 14.00.