Mot i keq me reshje të dendura në Durrës, ndërpritet përpunimi i anijeve në port

Postuar: 07/02/2018 - 16:14

Përpunimi i anijeve në portin e Durrësit është ndërprerë që nga mesdita e sotme, për shkak të reshjeve të dendura të shiut. 

Nga Qendra e Informacionit në APD, mësohet se katër anije të ankoruara në Terminalin perëndimor kanë mbyllur hambarët, në pritje të përmirsimit të kushteve të motit.

Anijet me mbi 12 mijë ton mallra gjithsej kanë sjellë çimento, misër dhe pleh bujqësor.

Po sot pritet që të mbërrijë në port edhe një anije tregtare me 2000 ton rrotativë hekuri.

Gjatë ditës parashikohen reshje shiu, që mund të pengojnë rifillimin e përpunimin e anijeve në kalata.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mbi 58 mijë udhëtarë kanë preferuar të lundrojnë me tragete gjatë periudhës 1-16 shtator të këtij viti.

Portin e Durrësit e vizitoi sot një mision i zgjeruar i PNUD dhe konsulencës kroate ATRAC, në vijim të zbatimit të projektit për parandal

Gjatë stinës së verës së këtij viti numri i udhëtarëve dhe autoveturave që kanë shfrytëzuar tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës –

Tre anije me grurë kanë nisur të përpunohen në kalatat e Terminalit Perëndimor, ndërsa sot priten për tu shkarkuar edhe dy anije të tjera

Tragetet e linjave në hyrje dhe dalje në portin e Durrësit, në 8-mujorin e parë të këtij viti kanë transportuar 45.799 kamionë dhe 4.091

Kroçera “Seven Seas Voyager” me 693 turistë në bord është ankoruar sot rreth orës 7.20 në kalatën 5 të portin e Durrësit.

Një grup studentësh gjermanë vizituan sot paradite portin e Durrësit, me synimin për t'u njohur më nga afër “me rolin historik që ky inst

Kroçera “Gemini” me 670 turistë nga Turqia në bord ka mbërritur sot paradite në Durrës për të dytën herë që nga fillimi i muajit korrik.

Afro 271 mijë udhëtarë kanë preferuar të lundrojnë me tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona e kthim vetëm gjatë muajit gus

Një problem në sistemin TIMS gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, ka paralizuar punën në doganën e Durrësit.