Moti i keq/ Tragetet mbërrijnë në kohë në Durrës, anijet pengohen në përpunim

17/01/2018 - 10:04

Moti i keq me erë të fortë dhe det të trazuar nuk e ka penguar mbërritjen në kohë të trageteve mëngjesin e së mërkurës, ndërsa reshjet e shiut po vështirësojnë përpunimin e anijeve tregtare.

Nga Qendra e Informacionit mësohet se dy tragetet e linjës Bari – Durrës, përkatësisht “AF Francesca” dhe “Bari” kanë mbërritur në port sipas grafikut të parashikuar, rreth orës 7.30 të mëngjesit. 

Mësohet gjithashtu se në kalatën 6 anija “BF Philipp”, e cila mbërriti sot paradite, pritet të nisë përpunimin në shkarkim-ngarkim të kontejnerëve. Anija “Forward” me 3093 tonë grurë në kalatën 4 e ka ndërprerë përpunimin për shkak të reshjeve të shiut që nisën gjatë natës.

Pas paradites të së hënës, edhe sot parashikohen reshje shiu, që parashikohet të vështirësojnë përpunimin e anijeve në kalata. Ndërkaq, pasdite pritet edhe mbërrija e tragetit “AF Michela” të linjës Ankona-Durrës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona e kthim janë shfrytëzuar nga afro 757 mijë

Autoriteti Portual Durrës, së bashku me përfaqësues të shtatë qyteteve-port, (Lisbona, Malaga, Zadari, Rijeka, Ravenna, Durrësi dhe Tries

Prej më shumë se dy javësh me kërkesë të Bashkisë së qytetit, APD ka krijuar kushte për hyrjen e autoveturave nga hyrja 4 pranë Urës së D

Gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona e kthim kanë transportuar bashkë me udhëta

Në Arkivin Qendror Teknik të Ndërtimit në Tiranë, si dhe në disa arkiva shtetërore dhe private në Itali ndodhen planimetritë dhe projekte

Në portin e Durrësit gjatë këtij sezoni veror kanë mbërritur me kroçera turistë nga rreth 50 vende të botës, por numrin më të madh e zënë

699 turistë nga 22 vende të botës mbërritën paraditen e së premtes në Durrës me kroçerën “Nautica”.

Mbi 45 mijë udhëtarë me 8.825 autovetura kanë preferuar lundrimin me tragete gjatë muajit tetor të këtij viti.

"Një port i qëndrueshëm me emetim të ulët te karbonit është ai, i cili në konsultim të ngushtë me përdoruesit dhe palët e interesuara, an