Në 4 muaj u tregtuan 300 miliardë lekë mallra, 55 % transport nga deti

01/06/2018 - 08:46

Më shumë se 50 % e mallrave “Made in Albania” i gjejnë tregjet ndërkombëtare përmes detit. Lajmi bëhet i ditur nga Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH), e cila i referohet INSTAT-it.

Raporti i fundit i publikuar nga Instituti i Statistikave, bën të ditur se në katër mujorin e parë të këtij viti, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) llogaritet 300 miliardë lekë dhe 55 % e tyre u transportua me det.

Referuar të dhënave të raportuara nga ATSH, për periudhën janar-prill 2018, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 1.298.000 tonë, duke u rritur me 5.4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017. (Anijet dhe tragetet në këto katër muaj kanë transportuar 1.230.605 tonë mallra gjithsej nga-drejt Durrësit-bëhet e ditur nga APD).

Përmes rrjetit hekurudhor, bën të ditur INSTAT, u transportuan 4.400 mijë tonë-kilometër, shifër kjo që rezulton 35.6% më e ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017. Ndërsa përmes ajrit, në katër muajt e parë të vitit janë transportuar 717 tonë mallra, duke u rritur 4.1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë 2017.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Reparti i Policisë së Mbrojtjes Nga Zjarri dhe Shpëtimi (PMNZSH) pranë Autoritetit Portual Durrës, përveç veprimtarisë kryesore brenda te

Afro 23 mijë pasagjerë shqiptarë dhe të huaj kanë preferuar të udhëtojnë me tragete në linjat Durrës –Bari dhe Durrës – Ankona e kthim.

Mbi 100 mijë kontejnerë TEU (njësi kontejnerike) janë përpunuar gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti në Terminalin përkatës.

*Në periudhën janar-shtator 2018 përpunohen 417 anije dhe 776 tragete

Mbi 12 mijë udhëtarë dhe 2 mijë autovetura kanë shfrytëzuar tragetet e linjave nga Durrësi gjatë javës së parë të muajit tetor.

Arkeologët nënujorë që nga fillimi i viteve 2000 kanë zbuluar në gjiun detar të Durrësit rreth 15 relikte anijesh të lashta.

Tre anije me kontejnerë, grurë dhe çimento po shkarkohen sot paradite në kalatat 6, 4 dhe 1 në portin e Durrësit.

Tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës –Ankona e kthim gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti kanë transportuar 8% më shumë mallra

Tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës –Ankona e kthim, gjatë 9 muajve të parë të këtij viti kanë transportuar afro 712 mijë udhëtar

1.238 turistë të huaj, shumica e të cilëve nga Japonia dhe vendet e Azisë Lindore kanë mbërritur në Durrës me kroçerën “Ocean Dream”.