Porti i Durrësit, shifrat e anijeve, trageteve dhe udhëtarëve për muajin janar

16/02/2018 - 09:07

Gjatë muajit janar të këtij viti, në kalatat e portit të Durrësit janë përpunuar 42 anije dhe 79 tragete me mbi 280 mijë tonë mallra e afro 60 mijë udhëtarë.

Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave në APD, mësohet se në Terminalin Lindor janë përpunuar 6 anije, në atë Perëndimor 20 anije dhe në Terminalin e Kontejnerëve 16 anije të tjera.

Vetëm nga anijet tregtare janë përpunuar 217.521 tonë mallra gjithsej, afro 60 mijë tonë më shumë se sa në janar 2017.

Tragetet e linjave Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona e kthim kanë kryer 79 lundrime me 59.861 udhëtarë në bord, si dhe 62.608 tonë mallra me kamionë dhe trajlerë.

Nga anijet dhe tragetet gjatë janarit 2018 janë përpunuar 67.230 tonë më shumë se sa në janarin e vitit të kaluar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

APD ishte të mërkurën mikpritëse e seminarit "Zhvillimi i qendrueshëm i Metropoleve".

Në 10 ditët e para të muajit dhjetor, tragetet janë shfrytëzuar nga 11.750 udhëtarë me 1.931 autovetura gjithsej.

Në dy lajme të publikuara me burim nga Tirana dhe Prishtina, Agjencia Telegrafike Shqiptare ka bërë të njohur informacionin mbi hapjen e

Tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës –Ankona e kthim gjatë periudhës janar-nëntor të këtij viti, kanë transportuar më shumë mallra

Katër anije tregtare me rreth 11 mijë tonë mallra po përpunohen këtë të mërkurë në kalatat 1 - 5 të Terminalit të Mallrave Gjenerale (i n

Mbi 34 mijë udhëtarë kanë preferuar të lundrojnë me tragete nga/drejt Durrësit gjatë muajit nëntor të këtij viti.

Këto ditë sipas Institutit të Statistikave INSTAT, në strukturën e transportit të mallrave me det, hekurudhë dhe ajër, kryeson ai detar,

Plan Biznesi i vitit 2019 u paraqit sot paradite në një takim të zgjeruar, ku bashkë me përfaqësues të grupeve të interesit morrën pjesë