Realizimi i projekteve me fonde të Komunitetit Europian përbën tashmë një praktikë mjaft të mirë në portin e Durrësit.

TEN-Ekoport dhe ADB multiplatform janë dy nga projektet e viteve të fundit të fokusuara në multimodalitetin dhe mbrojtjen e mjedisit nëpërmjet hartimit dhe zbatimit të politikave për një green transport, në përfundim të të cilave u arritën marrëveshje të rëndësishme me të gjitha portet e zonës së Europës juglindore dhe të Adriatikut.

Në vijim të kësaj përvoje, Autoriteti Portual ka në zbatim një sërë projektesh me fondet e Fondit Evropian të Zhvillimit Rajonal (ERDF) dhe IPA (Instrumente të Para-Aderimit) të Komunitetit Europian.

Në kuadër të programit Interreg MED aktualisht po zbatohen projektet LOCATIONS dhe SUMPORT. Porti i Durrësit në partneritet me shtatë qytete-porte të Europës ku përfshihen Lisbona, Malaga, Zadari, Rijeka, Ravenna, Durrësi dhe Trieste kanë bashkuar forcat për të përmirësuar logjistikat në lidhje me lundrimin me kroçera dhe planifikimin e transportit.

Ky projekt udhëhiqet nga AREA Science Park of Trieste, dhe Rajoni i Friuli-Venezia-Giulia në bashkëpunim me Autoritetin Portual Trieste. Ai trajton probleme të turizmit me kroçera duke mbështetur autoritetet lokale në zhvillimin e planeve të lëvizjes me emetim të ulët të karbonit.

Në të njëjtën kohë, Porti i Durrësit merr pjesë në projektin SUMPORT ( Sustainable Urban Modality In MED PORT cities), si partner i Bashkisë Durrës. Projekti ka gjithashtu në fokus “Zhvillimin e qëndrueshëm urban në qytetet portuale të zonës së Mesdheut.

Projektet synojnë të kontribuojnë në përcaktimin e planeve për menaxhimin e qëndrueshëm të flukseve të trafikut të gjeneruara nga turizmi detar me kroçera në kuadër të planeve më të gjera strategjike të qyteteve port, si Planet e Qëndrueshme të Lëvizshmërisë Urbane (SUMPS) dhe Planet e Qëndrueshme të Zhvillimit të Energjisë (SEAPs).

Në janar 2018 pritet të fillojë zbatimi i disa projekteve të tjera me fonde të KE të programit ADRION, si ADRIPASS ( Integrating multimodal connections in the Adriatic Ionian Region) dhe SUPAIR (Sustainable Ports in the Adriatic Ionian Region), ku APD është partner me portet kryesore të rajonit Adriatiko – Jonian.

Në disa projekte të tjera porti i Durrësit është partner i asociuar i Bashkisë Durrës, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, përkatësisht I-STORM (Integrated Sea STORM Management Strategies ); INTERCONNECT (Intermodality Promotion and Rail Renaissance in Adriatic – Ionian Region); ,POËER (Ports as driving ëheels of Entrepreneurial Realm), ISTEN (Integrated and Sustainable Transport in Efficient Netëork).

Projektet janë të fokusuara në përmirësimin e transportit të integruar dhe në zhvillimin e porteve të qëndrueshme në rajonin e Adriatikut e Jonit.

Ndërkohë vazhdon puna për aplikimin në projekte të reja.