Reparti i Policisë së Mbrojtjes Nga Zjarri dhe Shpëtimi (PMNZSH) pranë Autoritetit Portual Durrës, përveç veprimtarisë kryesore brenda territorit portual ka marrë pjesë gjatë këtij viti edhe në operacionet e shpëtimit; mbrojtjes ndaj zjarreve dhe rrezikut të përmbytjeve në hapësirën e qarkut të Durrësit. 

Bashkë me qindra orë shërbime në mbështetje të kompanive që operojnë në port, efektivët e këtij reparti kanë dhënë kontributin e tyre në afro 20 operacione shpëtimi, me mbi 125 orë shërbimi, në qytetet e Durrësit e Shijakut dhe në periferinë e tyre.

(Foto arkiv APD dhe PMNZSH)