Sa tonë mallra tranzit kaluan nga 1 janari për Kosovën nga kalatat e portit

15/03/2019 - 14:24

Tetë anije tregtare dhe dy të tjera Ro-Ro kanë transportuar mallra të ndryshme tranzit, që pasi u përpunuan në portin e Durrësit kanë vijuar udhëtimin me automjete drejt Kosovës.

Nga të dhënat operative në APD, mësohet se që nga fillimi i këtij viti në portin e Durrësit janë shkarkuar me destinacion Kosovën afro 46 mijë ton mallra si grurë, llamarinë, çimento e bardhë apo xhama, të cilat më pas kanë vijuar udhëtimin drejt veriut, kryesisht me kamionë me targa Kosove.

Nga anijet traget Ro-Ro janë shkarkuar/ngarkuar gjithashtu 23 trajlerë me mallra import-eksporti nga/drejt Kosovës.

Nga të njejtat burime, mësohet se mallrat e porositura nga grosistët kosovarë janë shkarkuar nga anijet tregtare në portin më të madh të vendit tonë, dhe më pas janë transportuar me automjete drejt Prishtinës, Rahovecit, Gjilanit, Ferizajt apo Suharekës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Që nga fillimi i muajit gusht në kalatën nr 4 të portit të Durrësit janë ankoruar 70 jahte dhe motoskafe turistikë, bëhet e ditur nga Qen

Që nga fillimi i këtij viti në Terminalin e Kontejnerëve në portin e Durrësit janë përpunuar afro 85 mijë kontejnerë TEU (njësi kontejner

Rreth 2,4 milion tonë mallra të ndryshme janë përpunuar në portin e Durrësit gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti.

Mbi 139 mijë udhëtarë me afro 34 mijë autovetura kanë shfrytëzuar tragetet e linjës nga porti i Durrësit gjatë periudhës 1 - 15 gusht 201

Një delegacion i KFOR-it zhvilloi mesditën e së martës vizitë njohëse në Portin e Durrësit, vizitë kjo e kryer në bazë të bashkëpunimit t

Rreth 4600 udhëtarë me 1 mijë autovetura kanë ardhur këtë të hënë më 12 gusht në portin e Durrësit.

Mbi 46 mijë udhëtarë me 11 mijë autovetura kanë shfrytëzuar portin e Durrësit për lundrimet me tragete vetëm në 5 ditët e para të muajit

Gjashtë anije tregtare me mbi 22 mijë tonë mallra të ndryshme pritet të akostohen gjatë kësaj fundjave në kalatat e portit të Durrësit.

Rreth 2600 udhëtarë kanë mbërritur mëngjesin e kësaj të hëne në Durrës me 3 tragete.

*Intervistë me Drejtorin ekzekutiv të Autoritetit Portual Durrës, Agron Tare