Në kalatën 1 të portit pasditen e së hënës u ankorua jahti “I Dinasty”, një nga anijet turistike luksoze që kanë mbërritur gjatë stinë së verës në portin më të madh të vendit.

Nga Qendra e Informacionit në APD mësohet se jahti “I Dinasty” ka lundruar nga njëri prej porteve të Spanjës drejt Durrësit.

Jahti me gjatësi 86 metra, i regjistruar në George Town dhe me flamur të ishujve Kaiman ka qëndruar në Durrës deri në orën e para të ditës së martë.

Nga Sektori i Statistikave në APD, mësohet se gjatë këtij viti janë ankoruar për herë të parë në Durrës një numër i madh jahtesh luksoze, me gjatësi deri në 100 metra, të cilat përveç qëllimeve turistike dhe të shërbimit, kanë sjellë edhe mysafirë për bisedime me autoritetet shqiptare.