Shtatë anije me afro 33 mijë tonë mallra gjithsej parashikohet të mbërrijnë sot në portin e Durrësit. Ndërkaq në radën portuale kanë mbërritur anijet “Nevado 2” me 2894 tonë xhama dhe “Max Limit” që do të ngarkojë 100 kontejnerë. Po ashtu kanë mbërritur sipas grafikut edhe dy tragetet e linjës Bari – Durrës.

Nga të dhënat e Qendrës së Informacionit në APD, për anijet tregtare është programuar të ankorohen në kalatat e Terminalit të Mallrave Gjenerale, i njohur si Terminali Perëndimor, në Terminalin e Kontejnerëve, si dhe në kalatat 10 dhe 11 të Terminalit Lindor.

Mallra të ndryshme si melaminë, grurë, bërsi ulliri, sojë, skrap, çimento dhe qymyr pritet të shkarkohen nga anijet që do të mbërrijnë gjatë ditës së sotme në radë dhe në kalatat e portit.