“Siguria Detare” është tema e trajnimit ndërgjegjësues, që është zhvilluar në Sallën e Konferencave me pjesëmarrjen e personelit të APD-së.

Trajnimi i organizuar nga Njësia e Trajnimeve dhe Kualifikimeve profesionale, në bashkëpunim me Oficerin e Sigurisë Portuale, Dritan Prifti, preku në veçanti “Ndërgjegjësimin me udhëzimet e sigurisë”, si dhe “Familjarizimin me orientimet e tij”.

Trajnimi që filloi të martën do të vijojë edhe ditën e mërkurë, duke u kujdesur që pjesëmarrja në grupe të mundësojë edhe vijimin e procesit të punës pa probleme në zyra. 

Ndërkaq, gjatë Trajnimit që kryhet sipas një grafiku të paracaktuar janë marrë masa në kuadër të Covid-19, si dhe duke respektuar të gjitha rregullat paraprake, njofton APD.