Tragetet e linjave në hyrje dhe dalje në portin e Durrësit, në 8-mujorin e parë të këtij viti kanë transportuar 45.799 kamionë dhe 4.091 trajlerë me mallra. 

Shifrat janë përkatësisht 4 dhe 3 për qind më të larta se sa në janar-gushtin e vitit 2017.

Burimet e Sektorit të Statistikave në APD, thanë se në 8-mujorin që sapo u mbyll tragetet kanë transportuar 569.017 tonë mallra, të ngarkuar në kamionë dhe trajlera. 

Tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona e kthim kanë transportuar 2.000 kamionë dhe trajlerë më shumë se sa në 8 muajt e parë të vitit 2017.

Nga Sektori i Statistikave në APD mësohet gjithashtu se gjatë periudhës 8-mujore 2018, tragetet janë shfrytëzuar gjithashtu nga mbi 630 mijë udhëtarë dhe 137 mijë autovetura gjithsej.