Tragetet në 4 muaj, mbi 32 mijë tonë mallra më shumë se në 2017-n

05/05/2018 - 18:42

Tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës –Ankona e kthim gjatë katër muajve të parë të këtij viti kanë transportuar më shumë mallra dhe më pak udhëtarë se sa në periudhën janar-prill 2017. 

Brenda katër muajve, tragetet janë shfrytëzuar nga më shumë se 158 mijë udhëtarë, me 30.873 autovetura gjithsej.
Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave në APD, mësohet se periudhën janar-prill 2018 tragetet kanë transportuar afro 293 mijë tonë mallra, të ngarkuar në kamionë dhe trajlera. 

Kjo është një sasi 12 për qind më e lartë se sa ajo e katër muajve të parë të vitit 2017, ndërsa për të njëjtën periudhë importet dhe eksportet janë rritur përkatësisht me 10 dhe 16 për qind.

Tragetet kanë transportuar 22.985 kamionë dhe 1.888 trajlerë në katër muaj, përkatësisht 6 dhe 5 për qind më shumë se sa në janar 2017.

Nga të njëjtat burime mësohet se tragetet kanë kryer 299 lundrime vajtje-ardhje, ose 2 lundrime më shumë se një vit më parë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Anijet e flotës së peshkimit në Durrës po mbyten një e pas një, dhe armatorët durrsakë prej vitesh i janë druajtur këtij problemi.

Një grup biznesmenësh nga Estonia, që zhvillojnë veprimtarinë e tyre kryesisht në fushat e logjistikës dhe transportit, vizituan sot port

Spirancat detare janë një simbol i hershëm i qytetit të Durrësit.

Autoriteti Portual Durrës, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar (dega Durrës) dhe Bankën Lëvizëse Kombëtare të Gjakut organizojnë ditë

Reparti i Policisë së Mbrojtjes Nga Zjarri dhe Shpëtimi (PMNZSH) pranë Autoritetit Portual Durrës, përveç veprimtarisë kryesore brenda te

Afro 23 mijë pasagjerë shqiptarë dhe të huaj kanë preferuar të udhëtojnë me tragete në linjat Durrës –Bari dhe Durrës – Ankona e kthim.

Mbi 100 mijë kontejnerë TEU (njësi kontejnerike) janë përpunuar gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti në Terminalin përkatës.

*Në periudhën janar-shtator 2018 përpunohen 417 anije dhe 776 tragete

Mbi 12 mijë udhëtarë dhe 2 mijë autovetura kanë shfrytëzuar tragetet e linjave nga Durrësi gjatë javës së parë të muajit tetor.

Arkeologët nënujorë që nga fillimi i viteve 2000 kanë zbuluar në gjiun detar të Durrësit rreth 15 relikte anijesh të lashta.