Afro 36 mijë udhëtarë me 6 mijë autovetura kanë preferuar të lundrojnë me tragete nga/drejt Durrësit gjatë muajit mars të këtij viti.

Nga të dhënat operative të Autoritetit Portual, mësohet se numri i kamionëve dhe trajlerëve, që kanë shfrytëzuar tragetet për mallrat e import-eksportit ka arritur në 6.861 mjete dhe së bashku me autoveturat personale të udhëtarëve numri i përgjithëshëm i automjeteve në tragete gjatë një muaji, arrin në 12.804 mjete gjithsej.

Mësohet gjithashtu se numri i udhëtarëve në hyrje drejt Durrësit dhe në dalje drejt porteve të Barit dhe Ankonës është thuajse i barabartë me njeri – tjetrin, afro 18 mijë udhëtarë secili.

Ndërkaq në Durrës kanë mbërritur rreth 500 autovetura më shumë se sa ato që janë transportuar nga udhëtarët me tragete në anën tjetër të Adriatikut.