Trageti Bnin Nsar, hotel lundrues në Durrës

16/07/2014 - 20:26

Durrës, 16 korrik 2014 - Ofertës turistike shqiptare deri më sot i ka munguar mundësia për të ofruar shërbimet turistike të një hoteli lundrues. Përpjekja e Vebi Alimuçës të kompanisw piramidale VEFA, në vitin 1996, për të sjellë traget lundrues nga Hungaria (lumi Danub) dështoi gjatë rënies së firmave piramidale në vitin 1997.

Tashmë drejt Portit të Durrësit po vjen Bnin Nsar, anije e tipit Ro-Ro me flamur panamez, ish pronë e shoqërisë marokene të trageteve “Comarit”, e cila ka pasur aktivitet nga viti 1984-2012.

Me mbylljen e kësaj kompanie dolën në shitje edhe tragetet në pronësi të kompanisë. Trageti tip Ro-Ro Bnin Nsar është prodhuar në vitin 1972, pra është 42 vjeçar, tepër i vjetwr për të lundruar drejt porteve të Bashkimit Evropian. Pesha bruto e tragetit është 14 000 ton.

Ky traget u ble në ankand nga një kompani greke për 380 000 euro  dhe do t’i ndërrohet destinacioni nga traget tip Ro-Ro në hotel lundrues. Këtë të mërkurë trageti u nis nga porti francez i Setes për në Durrës. Besohet se tragetit nuk i punojnë motorët, kështu që po lundron drejt Durrësit i rimorkjuar.

Nuk dihet nëse kompania, që ka blerë tragetin vërtet po e sjell për ta konvertuar në hotel lundues apo për të shndërruar në skrap. Po ashtu nuk dihet nëse organet kompetente shqiptare e kanë bërë licencimin e kësaj kompanie për aktivitetin e hotelerisë përkatësisht të hotelit lundrues.

 

Kantier skrapi brenda portit, ja rreziku që i kanoset Durrësit  

Ne date 2 tetor te, "Dyrrah" publikoi shkrimin e meposhtem:

Në listën e importit të mbetjeve, të quajtur të gjelbër, miratuar nga qeveria Berisha e që është në fuqi akoma, nuk lejohet importi i anijeve për skrap, që zakonisht mbartin dhe një ndotje të rrezikshme me azbest, thotë ekologu i njohur Lavdosh Haruni.

ENIGMA

Nëse u bë zhurmë për një (dhe jo dy, sikurse u raportua) anije malazeze 100-tonësh e destinuar për skrap, duke prangosur dy shtetas, ka një heshtje të plotë nga antikrimi ekonomik i policisë së shtetit, prokuroria, doganat, administrata detare, kapitaneria për një ish-luftanije malazeze 1 140 tonësh, e bregëzuar në kalatën lindore në muajin gusht 2013 (shih foton kryesore). Kjo anije e prodhimit sovjetik ka jo vetëm azbest, por edhe substanca radioaktive të mbetura pas heqjes së armatimit, lëshuesve të raketave, topave. Por nga ana tjetër, shton ende më shumë dyshimet një deklaratë më 29 shtator 2013 e drejtorit të antikontrabandës, Denion Meidani, se informacioni për vënien në dijeni të kësaj strukture [d.m.thAntikontrabandës] për prezencën e anijes ushtarake malazeze, nuk është dhënë nga autoritetet përkatëse dhe se po hetohet me kujdes për të parë nëse kemi të bëjmë me një shkelje procedurale apo diçka tjetër.

PORT TREGTAR APO PORT HEKURISHTESH

Po ashtu, lidhur me ndotjen e mjedisit detar, që ende ambientalistët shqiptarë nuk po japin alarmin, është shndërrimi i portit tregtar të Durrësit në një kantier copëtimi metalesh. Por India apo Turqia kanë caktuar kantiere të posaçme jashtë porteve tregtare (këtu janë copëtuar anijet shqiptare TiranaDurrësi etj.) Sikurse është njoftuar, më 22 korrik 2013 kompania publike e Autoritetit Portual Durrës (APD) sha njoftonte se do të shiste me ankand më 12 gusht 2013 ato që kanë mbetur nga anija e mallrave 500-tonësh Lezha, prodhim i vitit 1981 i ish-kantierit detar të Durrësit, rimorkiatori Orikum, po prodhim durrsak i vitit 1981, batipali. Më 23 shtator 2013 APD sha bëri njoftimin e fituesit të tenderit të mësipërm që është operatori ekonomik Rafaelo 2002 sha me seli pranë Kthesës së Kamzës në Tiranë.

PALOMBARËT

Ja çfarë problemesh dalin: përmbajtja e lartë e azbestit në anijet shqiptare; lëndët e mbetura radioaktive dhe azbesti në anijen malazeze “Split”; precipitimi i ashklave në fund të detit (kalatë), që ndotin mjedisin e portit dhe ndikojnë në mikroflorën dhe mikrofaunën detare etj. Jo vetëm kaq, një problem më vete del me palombarët që do të bëjnë copëtimin brenda në ujë. Firma Shpata shpk që ka blerë në vitin 2012 nga ministria e Mbrojtjes së Podgoricës për 509 mijë euro fregatën malazezeSplit (ose R 31) në vitin 2012 dhe që u dërgua drejt Durrës vetëm më 19 gusht 2013, ka përvojë të mëparshme. Shpata shpk ka fituar tenderin për demolimin e bazës ushtarake në Orikum Vlorë, ku ka punuar me palombarë ushtarakë, pa përvojë në punë të tilla. Kanë dalë probleme shëndetësore, por që janë mbajtur sekret nga komanda e forcave detare dhe ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami.

PRANË PLAZHIT

Fakti që kalata lindore ndodhet pranë plazhit të Durrësit shton edhe më shumë dyshimet për pasojat për banorët e qytetit bregdetar. Nuk po merremi me teori konspirative, pasi luftanija malazeze mund të qenë në rregull me letrar kur ka hyrë në port, mund të ketë paguar detyrimet doganore, taksat portuale, ato të kapitanerisë (hetimet për shkeljet, nëse ekzistojnë, janë detyrë e Antikontrabandës detare, policisë së shtetit, prokurorisë). Por dogana, kapitaneria, administrata detare, APD sha, agjencia rajonale e mjedisit, shërbimi mjekësor portual nuk kanë hapurListën e Gjelbër të Bershës që ndalon importimin e anijeve për skrap.  

Info nr. 1

Fregata R 31 (ose VPBR 31) “Split” (nga viti 1993 VPBR 31 “Beograd”), nr. bordi 31. Anija patrulluese sovjetike (fregata) “Sokoll” (me nr. 204 gjatë ndërtimit) u prodhua në kantierin detar “Gorki” në Zelenodolsk në janar 1978, u hodh në ujë më 21 prill 1979, filloi nga puna më 30 nëntor 1979, dhe hyri përkohësisht në përbërje të flotës ushtarake sovjetike të Detit të Zi, u hoq nga inventari më 19 shkurt 1980, kurse më 10 mars 1980 iu shit ish-Jugosllavisë dhe hyri në përbërje të forcave detare të saj (që nga 4 shkurti 2003 në përbërje të forcave detare ushtarake të ish-unionit Serbi-Mali i Zi), në vitin 1982 modernizohet në kantierin “Titovo brodogradilište” në Kraljevicë sipas projektit 1159P me instalimin e 4 raketave kundëranije ASM P-20 “Termit” (klasifikimi i NATO-s dhe SHBA-së: SS-N-2 Styx), u nxor nga inventari në vitin 2005, u vendos në kantierin e riparimit të anijeve “Sava Kovačević” në Tivat (Mali i Zi), në vitin 2012 iu shit për 509 000 euro [çmimi 446.5 euro toni, pasi pesha pa armatim është 1 140 tonë - shënim i “Dyrrah”-ut] firmës shqiptare “Shpata” në Durrës për skrap, më 19 gusht 2013 u dërgua në Durrës (sipas http://navyworld.narod.ru/razaraci.htm#Split, rusisht, shih faksimilen).

Info nr. 2

Fregata jugosllave Split ose VPBR-31 Split, e quajtur shpesh destrojeri Split është emri i një fregate kundër-nëndetëse, ndërtuar si fregatë e klasit Koni (shih më poshtë) nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1976, dhe modernizuar si fregatë e klasitKotor në vitet 1985-1986 nga ish-Jugosllavia. Në preludin e betejës së kanaleve dalmate, kjo anije bombardoi qytetin kroat të Splitit më 15 nëntor 1991. Me ndryshimin e situatës politike në Jugosllavi, luftanija u quajt Beograd. Që nga 2009, përmendet edhe me emrin RF-31. Iu ofrua Egjiptit me çmim 3,2 milionë euro. Luftanijet e projektit në 1159 (sipas të NATO-s: Koni I, II, III) janë anije sovjetike patrulluese të zhvilluara në vitet 1970 nga byroja e projektimit në kantierin detar “Gorki” në Zelenodolsk; ka hyrë në përbërje të marinave ushtarake të disa vendeve (në disa vende ata ende janë në inventar të flotës). Në tetor 2009, Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi nxori në shitje tri anije të mëdha patrullimi (fregata raketore) RF-31-33, RF dhe RF 34, të cilat më 1991 u rrëmbyen nga porti ushtarak i marinës jugosllave Lora në Split të Kroacisë. Pesha pa armatim: 1 140 tonë; gjatësia 95 m; gjerësia 12 m; shpejtësia  ​​27-30 nyja (50-55 km në orë);

ekuipazhi 110. Ka pasur 2 topa 76,2 mm; 2 topa 30 mm; 2 lëshues raketash RBU-6000 me kapacitet 96 raketa kundër-nëndetëse secili dhe 4 raketa kundër-anije; 1 lëshues raketash kundërajrore (sipas Wikipedia-s anglisht, shih foton në kantierin malazez).

Info nr. 3

Konferenca ndërkombëtare “Italia – Shqipëria: Qeverisja Mjedisore dhe Zhvillimet e Territorit”. Tiranë, 24 janar 2011 – Hotel Tirana International, Salla Balsha. Shpata shpk. Rruga Ismail Qemali, 39, Tiranë, Shqipëri. Tel:+35542272290, Email: [email protected]. Person kontakti: Eduard Shpata, administrator. Sektori: grumbullim skrap, metale. Aktiviteti: grumbullim shitje metale. Produkte dhe shërbime: grumbullim shitje metale. Projekte të realizuara ose në fazë përfundimtare: demolimi i bazës ushtarake në Orikum Vlorë (sipashttp://conferenza.festivalitalian.com/compani_info.php?id=25&lang=1, shih faksimilen)

Info nr.4

Ora News ka cituar më 29 shtator 2013 deklaratën e drejtorit të antikontrabandës, Denion Meidani [prej 2 shtatorit 2013, pak ditë para se të kryhej rotacioni i pushtetit – shënim i “Dyrrah”-ut], se informacioni për vënien në dijeni të kësaj strukture për prezencën e anijes ushtarake malazeze, nuk është dhënë nga autoritetet përkatëse, po hetohet me kujdes për të parë nëse kemi të bëjmë me një shkelje procedurale apo diçka tjetër.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Paraditen e sotme, në kalatën numër 4 është bregëzuar anija turistike “TO CALLISTO”, e cila ka sjell 36 turistë të huaj, kryesisht gjerma

Mbi 450 mijë udhëtarë vendas dhe të huaj kanë shfrytëzuar tragetet e linjave Durrës – Bari, Durrës – Ankona dhe Durrës – Trieste e kthim

Kryeministri Edi Rama ndodhet prej disa orësh në kalatën nr.4 të portit të Durrësit në një takim sekret me miliarderin britanik, Nathaine

Në Terminalin e Mallrave Gjenerale të portit të Durrësit, që njihet si Terminali Perëndimor, gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti ja

416 anije dhe 724 tragete janë përpunuar gjatë periudhës janar – gusht të këtij viti në portin e Durrësit, bëhet e ditur nga sektori i St

Ditët e fundit në kalatat e portit të Durrësit janë përpunuar pesë anije me grurë, ndërsa pritet të fillojë përpunimi i dy anijeve të tje

Paraditen e kësaj të mërkure, kreu i Autoritetit Portual Durrës, Agron Tare, ka pritur në takim përfaqësues të Kamandës Europiane të Depa

Afro 29 mijë udhëtarë me 6,113 autovetura janë larguar me tragete nga porti i Durrësit gjatë 8 ditëve të para të muajit shtator, por numr

"Sea Cloud" rikthehet për herë të katërt në portin e Durrësit, 2279 turistë që nga fillimi i këtij viti.