Në muajin korrik 2018, vlera e mallrave të tregtuara është 85 miliardë lekë dhe 55,1 % e tyre u transportua në rrugë detare – nënvizon Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sipas statistikave të fundit të publikuara nga INSTAT, sa i takon shtatëmujorit 2018, vlera e mallrave të tregtuara është 552 miliard lekë dhe 54,5 % e tyre u transportua në rrugë detare.
Sa i takon mënyrës së transportit, mallrat e eksportuara në rrugë detare në muajin korrik 2018 zënë 60,5 %, ato me transport rrugor 37,8 % dhe me transport ajror 0,4 %. Mallrat e eksportuara me rrugë, në korrik 2018, janë rritur me 15,4 %.
Sipas të njejtit burim, duke iu referuar shifrave të 7-mujorit 2018, rezulton se mallrat e eksportuara me det zënë 59,1 %, me rrugë 35,1 % dhe me ajër 0,4 %. Mallrat e eksportuara me rrugë, në 7-mujorin 2018, janë rritur me 17,5 % dhe me hekurudhë janë ulur me 22,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.

Ndërsa sa i takon importeve, në korrik 2018, mallrat e importuara me det zënë 52,5 %, me rrugë 43,3 % dhe me ajër 2,4 %. Mallrat e importuara me hekurudhë, në korrik 2018, janë rritur me 11,0 % dhe me rrugë janë rritur me 0,2 %, krahasuar me korrik 2017-përfundon ATSH.