Gazetari Artan Hoxha ka ndarë bisedën e tij me disa banorë në Fushë Krujë.

Në rrjetet sociale, Hoxha shkruan se ata i kanë treguar se çmimet e funeraleve janë rritur, ndërkohë pagesa për vrasjet kanë rënë.

Duke treguar edhe përgjigjen e tij, Hoxha thotë se kjo duket të jetë arsyeja pse i zhdukin kufomat, pasi nuk duan të ndajnë lekët me funeralin.

Postimi i plotë:

Ndersa pija kafen me disa vendalinj, ne pritje te lirohej sadopak trafiku ne mbikalimin e Fushe Krujes, biseda shkon ne hallet e dites…

E pyeta njerin nga bashkebiseduesit,

si duket situata?!

“Keq puna,- me tha.

Prit te behet me mire dhe shkon me keq.

S’ka shtet mor vella!!!

Eshte rritur shume çmimi funeralit, nderkohe ka ra poshte pagesa per vrasjet.

Ka shkuar 10 mije euro varrimi dhe 5 mije euro vrasja”…

Heu thashe, prandaj kane filluar me i zhduk fare kufomat, se nuk dashkan me i ndare leket me funeralin!!!

Kur e mendon?!

Dikur ka qene me shtrenjte me vra dhe me lire me varros.

Tani, mesa duket kemi ecur perpara.

Kushton me shtrenjte varrimi se sa te vrasesh!!!!