Pranga çiftit, iu kap 2 kg kanabis

15/12/2012 - 09:11

GJIROKASTER – Policia kufitare e Kakavijës ka sekuestruar 2 kg kanabis në një autobus të linjës Athinë-Gjirokastër dhe ka vënë në pranga dy persona. 

Burimet nga policia e Kakavijës deklaruan se gjatë një kontrolli të ushtruar udhëtarëve në autobusin e linjës Athinë-Gjirokastër, është pikasur se në një çantë dore dhe në brendësi të një torte fshiheshin 2 kg kanabis. 

Pas sekuestrimit të drogës, uniformat blu kanë shoqëruar çiftin, Fatjon Haderaj dhe Ela Malko. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: