Pranga 43 shqiptarëve, pjesë e dy organizatave të trafikut të drogës

05/07/2013 - 09:30

ITALI, 5 korrik 2013 - Vihen në pranga 43 persona, antarë të dy organizatave kriminale shqiptare në shtetin fqinj, Itali.

Aksioni i policisë është kryer gjatë natës së kaluar nga karabinierët italianë në 6 rajone të vendit, Piemonte, Lacio, Lombardi, Umbria, Toskana e Veneto.

Sipas mediave italiane këto dy organizate kriminale shqiptare ishin të specializuara në trafikun ndërkombëtar të drogës, ndërsa është regjistruar edhe një numër i madh grabitjesh, realizuar nga antarë të tyre.

Policia italiane zbulon se veprimet e dy organizatave ndërmerreshin dhe koordinoheshin përmes internetit, kryesisht përmes rrjetit social facebook dhe Chat Room.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: