Profili i djaloshit që vrau moshatarin në klasë, i ati: S'dija që kishin konflikt

05/12/2013 - 11:19

DURRËS, 5 dhjetor 2013 - Edrin Varaku, djali 16 vjec që ekzekutoi me pushkë shokun e tij në klasë plot pasion për vrasjet dhe armët. Këtë e ka shprehur në profilin e tij në Facebook, vetë djaloshi, Varaku ku poston foto ku gangstera vrasin me pistoletë në rrugë. 

“Unë jam vrasës, vras njerëz për para, por ti je miku im, ty të vras, lirë, pa para”, është një shprehje e vendosur si foto profil në profilin në Facebook të Edrin Varakut, që një ditë më parë vrau me dy plumba nxënësin Adriatik Tota, gjatë orës së mësimit të mekanikës në shkollën “ Beqir Cela” në Shkozet të Durrësit. 
Faqja e adoleshentit përmban dhe foto ku vihet re pasioni i të nxënësit për motorra, pistoleta, tipi i shoqërisë së madhe dhe shprehje të fortish. 

Flet babai i autorit
Gazetarja Klodiana Haxhiaj pas një bisede me babain e Edrinit, Dritan Varakun sjell detaje rreth situatës para vrasjes në klasë. Sipas të atit të autorit, dy djemtë kanë pasur konflikte të vazhdueshme me njëri-tjetrin, sa situata në shkollë një moment dhe kishte degjeneruar duke sjelle dhe praninë e policisë. Sipas Dritan Varakut, ai si prind nuk është vënë në dijeni nga drejtuesit e shkollës, dhe këto i ka mësuar vetëm ditën tragjike të vrasjes. 
“Ndihem fajtor që nuk kam ditur gjë për konfliktin mes djemve në shkollë. Kishin 2 vjet që konfliktoheshin, kohët e fundit më shumë. Mësuesit nuk më kanë vënë në dijeni asnjëherë për këtë sherr mes djemve, do ishte shmangur gjithë kjo, jam i bindur. Unë binda djalin të dorëzohej. Kishte 7 orë që fshihej, e binda që më mirë do ishte të dorëzohej dhe të pranonte fajin dhe arsyet që e cuan deri aty. Jemi të hidhëruar, një fëmijë u vra nga dora e djalit tim, jemi keq, të gjithë si familje, tepër, tepër e rëndë”, pohoi Dritan Varaku për News24. 
Nxënësit e shkollës “Beqir Cela” 
Viti i II i kësaj shkolle është nisur në varrimin e shokut të tyre Adriatik Tota, vetëm 16 vjec i vrarë nga moshatarit të tij. Tronditja e shumë prej tyre është e madhe, të gjithë ishin prezent kur u shkreh arma dhe ra i vdekur . Ata rrëfejnë se ishin duke bërë mësim në klasën e mekanikës, së bashku me ta Adriatiku dhe Edrini anash në tryezë tjetër. Nuk ka zgjatur shumë kur Edrini nxjerr një pushke të fshehur nën xhaketë dhe ia ka drejtuar moshatarit Adriatik. Nxënësit thonë se gjëja e parë që kanë bërë ka qenë shtrirja përtokë dhe më pas kanë vënë re që autori, shoku i tyre është larguar. I mbytur në gjak ka mbetur Adriatiku, që humbi jetën në cast 
Drejtori i shkollës 
“Nuk kam pasur dijeni për grindjen e djemve”, ka pohuar Bashkim Shkëmbi, drejtori i shkollës, ‘Beqir Cela”.  
“Një ngjarje e tillë do të ishte shmangur nëse do të isha vënë në dijeni”. 
Viktima, Adriatik Tota
Sot ceremonia mortore per Adriatik Totën 
Sot, familjarë, mësues, nxënës të shkollës ‘Beqir Cela’ i japin lamtumirën shokut dhe nxënësit të ndarë nga jeta një ditë më parë, Adriatik Tota, 16 vjec. Ngjarja një ditë më parë, në mes të klasës me autor një nxënës, tronditi mbarë opinionin shqiptar. 

http://www.durreslajm.com/aktualitet/durr%C3%ABs-krimi-brenda-n%C3%AB-sh...

http://www.durreslajm.com/aktualitet/durr%C3%ABs-ora-1735-blut%C3%AB-kap...

/ balkanweb / 

 

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: