Prokuroria e Korçës nis hetimet, për vrasjen e dy vëllezërve,

17/12/2013 - 12:18

17 dhjetor 2013- Prokuroria e Korçës ka nisur procedimin për vrasje në rrethana cilësuese për ekzekutimin e 2 vëllezërve Melsi dhe Elvis Çollaku, pak ditë më parë në kufirin shqiptaro-grek, ndërsa bën të ditur se po pret nga autoritetet greke dokumentacionin e plotë për të nisur hetimet.

Familjarët e dy vëllezërve Çollaku kundërshtojnë konkluzionet e ekspertëve se në trupat e pajetë të dy djemve nuk janë konstatuar shenja dhune.

Familjarët thonë se ekspertiza mjeko-ligjore është manipuluar, duke u shprehur të bindur se Melsi dhe Elvis Çollaku janë torturuar nga policia greke, përpara se të qëlloheshin për vdekje.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: