Prokuroria nis verifikimet për humbjen e portofolit të deputetit Olldashi

17/12/2013 - 13:12

TIRANE, 17 dhjetor 2013  - Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimet për çështjen e zhdukjes se portofolit të ish-ministrit të Transporteve, Sokol Olldashi, i cili humbi jetën në një aksident automobilistik mbrëmjen e 20 nëntorit. 
Mungesa e portofolit  pasi i janë dorëzuar familjes sendet personale të deputetit Sokol Olldashi, ka pasur një paqartësi nisur me provat e gjetura në vendin e ngjarjes. 

Burime nga grupi hetimor thanë se në vendin e ngjarjes, brenda, por edhe jashtë makinës nuk është gjetur asnjë portofol. Ndërsa u  verifikuan me imtësi edhe rrobat që kishte veshur Olldashi në momentin e aksidentit, një pulovër me ngjyrë jeshile dhe një palë pantallona kadife, në xhepat e të cilave nuk është gjetur portofol. 

Mungesa e këtij objekti ka angazhuar Prokurorinë për të analizuar “zhdukjen” e portofolit. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: