Publikohen sms- të e Ramës me maturanten: O xhaxhi Edo të fala Linditës

10/09/2016 - 10:57

Ish- Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në profilin e tij në Facebook shumë denoncime të maturantëve që kanë mbetur pa shkollë, si pasojë e paqartësive në sistemin aplikuar këtë vit për herë të parë për maturantët. Së fundmi, Berisha ka publikuar një bisedë të shkurtër të një maturanteje dhe kryeministrit Edi Rama.

"Ja komunikimi me një fëmijë i piktorit dështak, që për të mbushur xhepat dhe kontot e tij iu mbylli dyert e universiteteve publike mijëra e mijëra maturantëve midis tyre edhe shumë prej tyre të grupit të ekselencës. sb",- shkruan Berisha në postimin e tij.

Fotoja e mëposhtme paraqet bisedën e Edi Ramës më Kryeministrin, ku ky i fundit thotë që pasi PD shkatërroi sistemin arsimor, qeveria aktuale po e rregullon. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: