Qeveria: KESH do importojë energji në 1 janar-1 mars 2013

26/12/2012 - 21:05

TIRANE - Këshilli i Ministrave ka miratuar gjatë mbledhjes së sotme vendimin përmes të cilit ngarkon KESH të importojë energji elektrike për një periudhë dymujore,  nga 1 janari deri më 1 mars të 2013-ës, me qëllim furnizimin e pandërprerë të konsumatorëve me energji dhe mbulimin e humbjeve në sistemin e shpërndarjes

Ndërkohë sipas këtij vendimi, kostot financiare të importit të energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve në sistemin e shpërndarjes i faturohen shoqërisë “CEZ Shpërndarje” në një kohë kur është publik fakti se e kompania tashmë ka hyrë në procesin e heqjes së licencës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: