Rëndohet gjendja e invalidëve

08/01/2013 - 11:50

DURRES- Gjendja e invalidëve në qytetin bregdetar të Durrësit dhe të gjitha komunat e këtij rrethi është rënduar së tepërmi. 

Një përfaqësi e personave me aftësi të kufizuara kanë tentuar të martën të takohen me prefektin e qarkut të Durrësit për të kërkuar ndërhyrjen e tij pranë Qeverisë për lëvrimin e fondit të pagesave mujore, por i kanë gjetur dyert e mbyllura.

Të dëshpëruar ata janë sprapsur, ndërsa nuk kuptojnë pse prej disa muajsh tashmë nuk përfitojnë pagesën që u takon me ligj, ndersa perballem me veshtiresi te medha ne perballimin e jeteses se perditshme.

Në fund të dhjetorit gjatë një takimi me invalidët për këtë problem, Avokati i Popullit Igli Totozani deklaroi se ka nisur një hetim mbi situatën e krijuar, ndërsa rekomandimet e institucionit që ai drejton në drejtim të Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta kanë mbetur pa përgjigje. 
 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: