Kosovë, Basha në vizitë zyrtare: Kundër gazit në parlament

10/03/2016 - 17:36

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha ka deklaruar në Prishtinë se PD kërkon një Kosovë të fortë, një shtet të konsoliduar të së drejtës, demokraci funksionale dhe bashkim të gjithë energjive për rritjen e numrit të njohjeve dhe adresimin e prioriteteve të qytetarëve të Kosovës. Basha, gjatë vizitës së sotme në Kosovë, është takuar me krerët e pozitës, dhe me presidenten në largim, Atifete Jahjaga, dhe me përfaqësuesit e opozitës.

Pas një takimi me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në një deklaratë për media Basha e Veseli kanë deklaruar se kanë diskutuar për situatën politike në Kosovë dhe në Shqipëri, si dhe për bashkëpunimin midis opozitë parlamentare në Shqipëri dhe formacioneve parlamentare në Kosovë.

Në kohën kur po mbahej takimi mes të dy këtyre liderëve, në po të njëjtën ndërtesë, opozita tentoi të pamundësojë mbajtjen e seancës së sotme, duke hedhur gaz lotsjellës. Në pyetjen drejtuar Bashës se opozita në Shqipëri a do ta marrë për model hedhjen e gazit lotsjellës, ashtu si gjuajtjen me vezë, ai ka deklaruar se nuk do ta marrin për model, duke theksuar se gazi nuk është model për parlamentin.

Basha tha se opozita ka përgjegjësitë e veta për demokracinë dhe se opozita e Shqipërisë po bënë gjithçka për të realizuar përgjegjësit brenda kornizave të një shteti ligjor, e brenda të cilës kornizë është një hapësirë shumë e dobishme për luftën opozitare në Kosovë. Megjithatë, Basha tha se debati, polemika, përplasja demokratike vetëm i shërben demokracisë, ndërsa ngërçi dhe dëmtimi i premisës për dialog nuk i shërben as demokracisë dhe as konsolidimit të shtetit të Kosovës, e cila është domosdoshmëri për Kosovën dhe për popullin shqiptar.

Basha, gjatë kësaj vizite në Kosovë, pati edhe një mesazh për opozitën dhe për krerët e institucioneve të Kosovës. Mesazhi i tij ishte për një Kosovë te fortë, dhe një shtet te konsoliduar të së drejtës, dhe demokraci funksionale. 

Adresimin e prioriteteve të qytetarëve të cilat kanë të bëjnë me ekonominë, me punësimin, luftën kundër varfërisë, luftën kundër krimit dhe korrupsioni, këto ishin pesë nga prioritetet që sipas Bashës mazhornaca dhe opozita duhet t’i marrin për bazë.

Pas këtyre takimeve, Basha u takua edhe me kryetarin e Komunes se Prishtinës, Shpend Ahmeti.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Beogradi zyrtar e ka rritur presionin ndaj qytetarëve serbë të Kosovës që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, ata të vo

Serbia është e lumtur për faktin që Vatikani nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Kosova duhet të pezullojë taksën me Serbinë në mënyrë që të vazhdojë dialog”.

Një kamion me armë dhe municion është kapur nga policia greke, ndërsa në pranga është vënë shoferi.

Sot në qytetin e Shkupit pritet të mbahet protesta kundër diskriminimit dhe rasteve të montuara ndaj shqiptarëve.

Kapet mbi gjysmë ton kokainë në kontejnerë me banane.

Një gjykatë në Prishtinë e dënoi një shtetas të Kosovës me gjithsej 20 muaj heqje lirie nën akuzat për nxitje të veprave terroriste dhe a

Kosova tash e pesë vjet është në defensivë diplomatike karshi agresivitetit diplomatik të Serbisë dhe nuk ka arritur që t’i amortizojë ef

Autostrada Prishtinë–Nish, është projekt i rëndësishëm, pasi jo vetëm që tregon interesin e Serbisë për të zhvilluar infrastrukturën e sa