Kosovë, Kadri Veseli zgjidhet kryetari i ri i PDK, zëvëndësoi Thaçin

09/03/2016 - 21:23

Kadri Veseli është zgjedhur kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, deri në konventën e ardhme të partisë. Vendimi për vendosjen e tij në krye të kësaj partie u mor pas votimit unanim të kryesisë. Në fjalën e tij, Veseli u shpreh se ky ishte një moment mjaft i veçantë për PDK dhe i uroi sukses në detyrën e re ish-kryetarit Hashim Thaçi. Ai vlerësoi kontributet e presidentit të zgjedhur së fundmi, duke nënvizuar se kjo është hera e parë që PDK mban një mbledhje pa Thaçin.

Në të njëjtën linjë qëndroi edhe nënkryetari Enver Hoxhaj, i cili drejtoi mbledhjen. Ai shprehu vlerësimin e tij për Hashim Thaçin, teksa theksoi se PDK do të vijojë të luajë një rol thelbësor në vend e saj si partia më e madhe në Kosovë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis do të takohet me presidentin e Turqisë, Reccep Tajip Erdogan gjatw të mërkurës, në një përpje

Pas tërmetit shkatërrues që goditi Shqipërinë më 26 nëntor Greqia ishte një nga vendet e para që iu gjendën pranë Shqipërisë menjëherë pa

Një tërmet i fuqishëm ka goditur ishullin e Kretës në Greqi, duke shkaktuar lëkundje sizmike edhe në vendin tonë.

Lëvizja Vetëvendosje në vendin tonë ka bërë thirrje për një marshim paqësor në Tiranë më 28 nëntor nën moton “Vuçiç nuk vendos për shqipt

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhisë që goditi Greqinë përgjatë së dielës.

Një tërmet me magnitudë 4 i shkallës Rihter ka goditur Greqinë gjatë mëngjesit të sotëm.

Qeveria e Malit të Zi ka aprovuar projekt-ligjin për Simbolet Kombëtare i hartuar nga Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave,

Greqia tha të premten se është duke vendosur më shumë roje kufitare për të “mbyllur dyert” për migrantët që nuk kanë të drejtë të qëndroj

Eksperienca shqiptare me vetting-un në drejtësi dhe problemet që ajo shfaqi kanë detyruar BE të pezullojë aplikimin e të njëjtës reformë

Një aferë spiunazhi mes një ish-agjenti serb dhe një pjesëtari të shërbimeve sekrete ruse ka hedhur dritë mbi raportet mes dy aleatëve te