Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje hakmerret për librat, përmbys kamionin serb

03/03/2016 - 19:27

Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë ka organizuar sot një aksion në shenjë proteste kundër vendimit të Serbisë për të kthyer mbrapsht librat shqip që ishin dërguar nga Kosova për nxënësit shqiptarë në Preshevë. Në një njoftim për mediat, kjo lëvizje njofton se aktivistë të saj përmbysën një kamion me produkte të Serbisë që shiten në Kosovë. "Ky aksion është përgjigje ndaj aktit kriminal të Republikës së Serbisë, e cila dje i ktheu pas mbi 103 000 libra shqip, duke lënë pa shkollë nxënësit shqiptarë të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit," - thuhet në komunikatë. Levizja Vetëvendosje thotë se do t'i vazhdojë aksionet derisa Republika e Serbisë të pranojë reciprocitet me Republikën e Kosovës.

Vendi ku është përmbysur kamioni është fshati Lupç i Ulët, mes Podujevës dhe Prishtinës. Kamioni vinte nga Merdara, pika kufitare me Serbinë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ndonëse media italiane "Ansa" njoftoi sot se kryeministri Zoran Zaev ka dhënë dorëheqjen pas vendimit të Bashkimit Evropian për të mos ha

Agjencia italiane e lajmeve “Ansa” raporton se Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka dhënë dorëheqjen.

Një moment i pakëndshëm i ka ndodhur ish-Kryeministrit të Greqisë Alexis Tsipras, teksa po udhëtonte me aeroplan.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka reaguar pas një takimi që ka pasur në Prishtinë, ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abot

Kaos në ishullin grek të Samosit në Greqi. Refugjatët janë përleshur mes tyre duke i vënë flakën kampit.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç deklaroi se nuk pret shumë nga Albin Kurti si kryeministër i Kosovës.

Javën e kaluar i dërguari i posaçëm i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell  vizit

“Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç mori porosi shumë të rënda nga Donald Trump, që i përcolli i dërguari special i presidentit amerik

Gjatë një konference me kryeministrin slloven Marjan Sharec, Zaev u shpreh se Maqedonisë së Veriut duhet t'i hapen negociatat, duke motiv