Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje përmbys një tjetër kamion me mallra serbe

11/03/2016 - 17:57

Lëvizja Vetëvendosje ka përmbysur sot një tjetër kamion me prodhime të Serbisë, në autostradën "Ibrahim Rugova". Këtë ajo ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku thekson se "hegjemonia e Serbisë në Kosovë është e papranueshme, qoftë ajo politike, ushtarake, apo ekonomike."

"E vetmja e ardhme për të cilën do të punojmë e do të angazhohemi, është ajo e paqes me drejtësi e barazi mes vendeve. Është e papranueshme për ne që Serbia vazhdon të mos e njohë Kosovën, si dhe të fshehë apo të mohojë krimet gjenocidale që ka bërë këtu, në vend që të kërkojë falje e të dëmshpërblejë viktimat. Kjo Serbi që punon aktivisht kundër Kosovës, nuk mund t'i ketë dyert e hapura për prodhimet e saj. Për të pasur reciprocitet tregtar është i domosdoshëm në radhë të parë reciprociteti politik. Për këtë arsye, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje sot, në Rrugën e Kombit, e kanë përmbysur një kamion me prodhime të Serbisë. Aksione të tilla do të vazhdojnë deri sa qeveria e Serbisë të ndryshojë qëndrim ndaj Kosovës dhe të mos na i mohojnë të drejtat tona kombëtare," - thuhet në postimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mali i Zi sot do të hapë kufijtë me Kosovën, Maqedoninë Veriore, Bosnje dhe Hercegovinën, Serbinë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, konfirmoi se më 2 shtator do të jetë në Uashington për t’u takuar me udhëheqësit e shtetit të Kos

I dërguari i posaçëm i Presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell tha se udhëheqësit e dy vendeve do të takohen në

Greqia regjistroi 262 raste të reja, duke shënuar dhe ditën me bilancin më të lartë të të infektuarve që prej shpërthimit të pandemisë së

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i ka dorëzuar mandatin kreut të LSDM-së, njëherë udhëheqësit të koalicionit “Mundemi

Organizmi Kombëtar i Shëndetit në Greqi ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 262 raste të reja me Covid-19 në ven

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 1627 teste të realizuara, 139 persona kanë rezu

Greqia ka hyrë formalisht në valën e dytë të pandemisë së koronavirusit.

Greqia hapi zjarr ndaj një mjeti lundrues që transportonte civilë nga ishulli i Rodosit drejt Egjeut, sikurse bëjnë me dije mediat turke 

Ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburoviç tha se Serbia kurrë nuk do të heqë dorë nga ndjekja e ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare t