Kosovë, opozita do të ankimojë në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e Thaçit president

02/03/2016 - 20:29

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përmes një njoftimi për media, ka radhitur disa nga shkeljet kushtetuese që mund të jenë bërë me rastin e votimit të Hashim Thaçit president. "E para, Hashim Thaçi mund ta ketë shkelur Kushtetutën menjëherë pas zgjedhjes, sepse nuk ka bërë dorëheqje publike nga postet e mëparshme, siç e parasheh Kushtetuta. Ai këtë e ka bërë me disa ditë vonesë, dhe në një rast të tillë ka bërë shkelje të Kushtetutës. Kushtetuta nuk parasheh shkelje të mëdha ose të vogla," - thuhet në njoftim.

Më tej, AAK ka theksuar se, në rastin e dytë, Hashim Thaçi është votuar në një parlament i cili nuk i ka pasur 120 deputetë, por 119. Me Kushtetutën e vendit thuhet se vendi i zbrazët në parlament duhet të plotësohet menjëherë, dhe kjo gjë nuk ka ndodhur. Pas dorëheqjes së deputetit Ramush Haradinaj, presidentja e vendit ka kërkuar nga KQZ që ta certifikojë Ali Berishën në vendin e zbrazët me disa ditë vonesë dhe pas votimit të presidentit.

"E treta, kryetari i Kuvendit nuk ka raportuar se sa deputetë mungojnë në seancën e votimit të presidentit, sa prej tyre janë të përjashtuar, sa prej tyre mungojnë pa arsye dhe sa prej tyre mungojnë me leje, nëse ka pasur të tillë. Në interpretimin e Gjykatës Kushtetuese, në “Rastin Pacolli”, thuhet se të 120 deputetët e Kuvendit duhet të jenë në sallë, përpos atyre që janë liruar me arsye dhe me leje të kryetarit të Kuvendit. Në rastin e votimit të Hashim Thaçit president, nuk është zbatuar as kjo normë e përcaktuar me interpretim të Gjykatës Kushtetuese. E katërta, nuk është plotësuar kushti i një kundërkandidati për president, ku Rafet Rama, i propozuar nga kryetari i Kuvendit dhe i arsyetuar nga deputetja Ganimete Musliu, qysh gjatë seancës ka rezultuar të jetë farsë," - thuhet më tej në njoftim.

Dhe së fundi, pushimet e pajustifikueshme ndërmjet raundit të parë, të dytë dhe të tretë të votimit kanë krijuar një hapësirë dyshimi se janë bërë me qëllim të ndërhyrjes në vullnetin e deputetëve për të votuar, sepse ka pasur një ndryshim të madh nga rezultatet e votimit të parë me atë të votimit të tretë.

"Të gjitha këto do të duhej të ishin arsye të mjaftueshme që çështja e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës të dërgohej në Gjykatën Kushtetuese," - thuhet në fund të njoftimit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një ngjarje makabre ka ndodhur në Greqi, ku një vajzë 11 muajshe pasi humbi jetën në trupin e saj u zbuluan shenja të abuzimit seksual.

Me 108 vota për, deputetët votuan për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Mundësi i përfaqësueses së Maqedonisë dhe anëtar i Klubit të mundjes “Tefejuz” Bunjamin Nuishi, është njëri nga viktimat e një grabitjeje

Dy herë me radhë brenda kësaj jave presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se Kosova duhet të heqë tarifat ndaj mallrave serbe, ndërsa B

Një tjetër tërmet është regjistruar pak pas mesnate në Greqi.

Kryeministri kosovar, Albin Kurti ka takuar zyrtarin e lartë anglez Richard Moore në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka shkarkuar nga detyra ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Rashella Mizrahi për shkak të mosrespekti

Presidenti serb Aleksander Vuçiç tha se Serbia po lufton për çdo njeri në Kosovë, por ai nuk do të “gënjejë popullin për situatën e vërte

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se firmosja e marrëveshjes së sotme mes Kosovës dhe Sebisë për hekurudhën dhe autostradën

Ministria e Punës së Greqisë do të paraqesë një ndryshim në një projektligj që do të skualifikonte nga marrja e pensionit shtetëror, njer