Kosovë, opozita e bashkuar pranon ofertë vetëm për zgjedhje të reja

20/03/2016 - 19:35

Përfaqësuesit e partive opozitare në Kosovë kanë thënë se asnjë ofertë e pushtetit nuk do të pranohet, përveç zgjedhjeve të parakohëshme. Opozita e konsideron dialogun e ofruar nga Partia Demokratike e Kosovës si shumë të vonuar tashmë.

Arbër Zaimi, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka treguar se e vlerësojnë faktin se “më në fund, pushteti e ka kuptuar se me dhunë policore nuk mund të shtypet opozita.” “Thirrjet e qeverisë, më saktë të PDK, për dialog janë të vonuara. Dialogu është dashur të ndodhë para se të ndërmerreshin veprimet dëmtuese, pra para se të nënshkruhej për ndarjen e territorit sipas formulës boshnjake, e para se të nënshkruhej dhënia e tokës Malit të Zi. Pas nënshkrimit të marrëveshjeve, siç e kemi konfirmuar në shtatë muajt që shkuan, për të nisur dialogu kishte vetëm një mundësi: të tërhiqeshin marrëveshjet. Po t’i kishin tërhequr marrëveshjet, situata do të ishte normalizuar që moti. E pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e vetmja gjë që do të normalizonte institucionet është dorëheqja e qeverisë. Nuk mund të dialogohet me dikë që me vetëdije ka shkelur Kushtetutën. Qeveria e di këtë, prandaj po përdor dhunën policore të cilën dëshiron ta maskojë me ftesa për dialog,” - është shprehur Zaimi.

Ndërsa Bilall Sherifi, nga radhët e Nimsës për Kosovën, tha se “pos fjalës ofertë, askush ende asgjë as nuk ka parë dhe as nuk ka dëgjuar.” “Mirëpo, për opozitën e bashkuar pos zgjedhjeve çdo gjë tjetër as që do ta konsiderojmë si ofertë. Përkundrazi, do të përbënte një përpjekje për të mbajtur me çdo kusht pushtetin. Në situatën në të cilën gjendet vendi pas krizës pothuajse tetë mujore, asgjë pos zgjedhjeve të parakohshme nuk garanton dalje nga kjo krizë,” - ka thënë Sherifi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

“Presidenti serb, Vuçiç është dërguar në spital për shkak të problemeve me zemrën.” DW tha se “njoftimi vjen nga zyra presidenci

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është shtruar në spital pasi ka shfaqur probleme kardiovaskulare.

Një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter ndodhi mbrëmjen e së së premtes në 20:15 me orën lokale, 91 kilometra në jug të Athinës dh

Një tërmet me intensitet prej 3.9 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur Maqedoninë e Veriut.

Kroacia do të mbajë zgjedhjet presidenciale më 22 dhjetor. Data u njoftua nga kryeministri kroat Andrej Plenkovic.

Avioni i Qeverisë  së Maqedonisë së Veriut “DZR”, i cili përdorej për fluturime dhe udhëtime të nëpunësve civilë pësoi një defekt dhe zba

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç i është përgjigjur një takimi urgjent me iniciativën e presidentit francez Emanuel Macron, në të ci

Beqarët e vjetër maqedonas dhe serbët vazhdojnë të martohen me femra shqiptare duke paguar shuma të majme parash.

Atletet e kryeministrit Rama në samitin e Ohrit kanë tërhequr vëmendjen e mediave maqedonase.

Një pllakë përkujtimore për komandantin e korpusit të Novi Sadit të ish-ushtrisë jugosllave, Mlladen Bratiç, i cili ka udhëhequr sulmin n