Kosovë, opozita vendos bojkotin e parlamentit

11/03/2016 - 22:25

Dy partitë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë marrë vendim që të bojkotojnë punën e Kuvendit për një kohë të pacaktuar, ndërsa Levizja Vetëvendosje ende nuk ka një qëndrim përfundimtar nëse do ta bojkotojë punën e legjislativit.

Sot, kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, i ftoi të gjithë kolegët opozitarë që të mos marrin më pjesë në seancat plenare deri në shpërndarjen e parlamentit. "Kjo dalje nënkupton rritjen e një kundërshtimi opozitar, kthim te qytetari, me qëllim që edhe mandatin t’ia kthejmë qytetarit, pra ta dërgojmë vendin në zgjedhje. Dalja është për një kohë të pacaktuar, është bojkot ndaj parlamentit. Kjo, me idenë që vendi të dërgohet në zgjedhje të parakohshme," - është shprehur Ramush Haradinaj.

E ndërsa për bojkotin e Kuvendit ende nuk kanë qëndrim unik, partitë opozitare po punojnë bashkë për organizimin e protestës që kanë ftuar të mbahet më 26 mars, në Prishtinë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Serbia është e lumtur për faktin që Vatikani nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Kosova duhet të pezullojë taksën me Serbinë në mënyrë që të vazhdojë dialog”.

Një kamion me armë dhe municion është kapur nga policia greke, ndërsa në pranga është vënë shoferi.

Sot në qytetin e Shkupit pritet të mbahet protesta kundër diskriminimit dhe rasteve të montuara ndaj shqiptarëve.

Kapet mbi gjysmë ton kokainë në kontejnerë me banane.

Një gjykatë në Prishtinë e dënoi një shtetas të Kosovës me gjithsej 20 muaj heqje lirie nën akuzat për nxitje të veprave terroriste dhe a

Kosova tash e pesë vjet është në defensivë diplomatike karshi agresivitetit diplomatik të Serbisë dhe nuk ka arritur që t’i amortizojë ef

Autostrada Prishtinë–Nish, është projekt i rëndësishëm, pasi jo vetëm që tregon interesin e Serbisë për të zhvilluar infrastrukturën e sa