Kosovë, partitë politike opozitare shtyjnë pa afat protestën e lajmëruar për nesër

25/03/2016 - 19:11

Partitë politike opozitare në Kosovë kanë hequr dorë nga protesta e paralajmëruar për nesër. Vendimi është kumtuar nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe ai i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj. I pranishëm në këtë deklaratë për mediat ishte edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri.

Haradinaj tha se protesta është shtyrë për një datë të pacaktuar. Mes tjerash, ai ka thënë se vendimi është marrë pas konsultimeve mes tri partive në opozitë. "Duke e ditur që Kosovën po e presin ditë të rënda e të vështira, që kapja e shtetit është thelluar, që problemet që vijnë nga marrëveshjet e gabuara vetëm sa po e rëndojnë Kosovën, pra tash këtu kemi edhe komisionin ndërkombëtar për shënjimin e vijës kufitare, ne të vendosur t’i kundërshtojmë këto procese, kemi marrë vendim që protestën e paralajmëruar për të shtunën ta shtyjmë për një datë tjetër," - ka deklaruar Haradinaj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vetëm gjashtë milionë euro është vlera e produkteve nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina që janë importuar në Kosovë për një vit, që kur qev

Sipas mediave vendase, sapo është liruar nga paraburgimi ish-kryeprokurorja speciale e Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva.

Mediat serbe e kanë marrë për provokim faktin se një firmë shqiptare ka nisur të shesë çokollata në vendin e tyre.

Shteti i Bosnje-Hercegovinës është goditur nga një tërmet mëngjesin e së martës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka dalë nga spitali, ku ishte shtruar për shkak të problemeve në zemër, raportoi transmetuesi pub

“Presidenti serb, Vuçiç është dërguar në spital për shkak të problemeve me zemrën.” DW tha se “njoftimi vjen nga zyra presidenci

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është shtruar në spital pasi ka shfaqur probleme kardiovaskulare.

Një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter ndodhi mbrëmjen e së së premtes në 20:15 me orën lokale, 91 kilometra në jug të Athinës dh

Një tërmet me intensitet prej 3.9 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur Maqedoninë e Veriut.

Kroacia do të mbajë zgjedhjet presidenciale më 22 dhjetor. Data u njoftua nga kryeministri kroat Andrej Plenkovic.