Kosovë, tejkalimi i krizës politike, Kadri Veseli bën gati dialogun me opozitën

21/03/2016 - 18:05

Kadri Veseli, kryetari i Kuvendit dhe tani edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, është duke përgatitur terrenin për të instaluar dialog me partitë opozitare në funksion të tejkalimit të krizës politike në Kosovë. Qysh javën e kaluar, kreu i Kuvendit paralajmëroi se shumë shpejt do të ketë iniciativë nga ai dhe se oferta do të jetë serioze. Por, sipas burimeve, këtë ofertë Veseli do ta bëjë pasi të përmbushen dy procese.

E para, është inaugurimi i Hashim Thaçit në krye të Kosovës dhe, e dyta, zgjedhja e vetë Veselit edhe zyrtarisht në krye të PDK. Në anën tjetër, për opozitën asnjë ofertë nuk është serioze derisa nuk jep dorëheqje qeveria e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa.

Kryeministri Isa Mustafa dhe ish-kreu i PDK, Hashim Thaçi, deri më tani kanë përjashtuar zgjedhjet e parakohshme si opsion për dalje nga kriza. Ata kanë akuzuar opozitën se ka shpikur kauza false me synimin për të marrë pushtetin.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

1.3 ton kokainë janë kapur sot në Maqedoninë e Veriut në një kamion me banane që ka hyrë dje nga Mali i Zi në Shkodër dhe ka dalë po dje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi sot pas vizitës në një institucion shëndetësor të Beogradit, se Serbia nuk do ta përball

Zoran Milanoviç ka marrë zyrtarisht detyrën e Presidentit të Kroacisë pasi mposhti në zgjedhjet presidenciale të këtij viti Kolinda Graba

Një ngjarje makabre ka ndodhur në Greqi, ku një vajzë 11 muajshe pasi humbi jetën në trupin e saj u zbuluan shenja të abuzimit seksual.

Me 108 vota për, deputetët votuan për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Mundësi i përfaqësueses së Maqedonisë dhe anëtar i Klubit të mundjes “Tefejuz” Bunjamin Nuishi, është njëri nga viktimat e një grabitjeje

Dy herë me radhë brenda kësaj jave presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se Kosova duhet të heqë tarifat ndaj mallrave serbe, ndërsa B

Një tjetër tërmet është regjistruar pak pas mesnate në Greqi.

Kryeministri kosovar, Albin Kurti ka takuar zyrtarin e lartë anglez Richard Moore në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka shkarkuar nga detyra ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Rashella Mizrahi për shkak të mosrespekti