Kosovë, Thaçi nuk ka imunitet ndaj akuzave për krime kundër njerëzimit

04/03/2016 - 20:46

David Schwendiman, kryeprokurori i Gjykatës Speciale të Kosovës për krime lufte, tha se zgjedhja e Hashim Thaçit si president i vendit nuk i jep atij imunitet nga ndjekja penale. Schwendiman, kryeprokurori në gjykatën e re që po ngrihet për të gjykuar luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime të dyshuara gjatë dhe pas luftës së vitit 1999, tha të premten se askush nuk kishte imunitet për të mos u ndjekur penalisht për shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar.

"Ne mund të përsërisim thjesht se, sipas ligjit ndërkombëtar, nuk ka amnisti për asnjë për shkelje të së drejtës humanitare ndërkombëtare. Kjo është bërë e qartë edhe në ligjin për Dhomat Speciale dhe Zyrën e Prokurorisë së Specializuar që u miratua nga parlamenti i Kosovës," - shtoi ai.

Schwendiman ishte kryeprokurori i Task Forcës Speciale Hulumtuese të BE, e cila është marrë me shqyrtimin e pretendimeve në një raport të Këshillit të Evropës në lidhje me krimet e pretenduara se janë kryer nga luftëtarët e UÇK. Raporti i vitit 2011 nga Këshilli i Evropës pretendon se luftëtarët e UÇK kryen krime kundër civilëve ku përfshihen rrëmbime, tortura dhe trafik organesh. Raporti përfshin gjithashtu Thaçin, i cili ishte kreu politik i UÇK gjatë konfliktit të saj të armatosur me forcat serbe. Thaçi, i cili u zgjodh president nga parlamenti i Kosovës në fundjavë, ka mohuar me vendosmëri çdo akuzë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mali i Zi sot do të hapë kufijtë me Kosovën, Maqedoninë Veriore, Bosnje dhe Hercegovinën, Serbinë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, konfirmoi se më 2 shtator do të jetë në Uashington për t’u takuar me udhëheqësit e shtetit të Kos

I dërguari i posaçëm i Presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell tha se udhëheqësit e dy vendeve do të takohen në

Greqia regjistroi 262 raste të reja, duke shënuar dhe ditën me bilancin më të lartë të të infektuarve që prej shpërthimit të pandemisë së

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i ka dorëzuar mandatin kreut të LSDM-së, njëherë udhëheqësit të koalicionit “Mundemi

Organizmi Kombëtar i Shëndetit në Greqi ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 262 raste të reja me Covid-19 në ven

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 1627 teste të realizuara, 139 persona kanë rezu

Greqia ka hyrë formalisht në valën e dytë të pandemisë së koronavirusit.

Greqia hapi zjarr ndaj një mjeti lundrues që transportonte civilë nga ishulli i Rodosit drejt Egjeut, sikurse bëjnë me dije mediat turke 

Ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburoviç tha se Serbia kurrë nuk do të heqë dorë nga ndjekja e ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare t