Brenda 24 orëve te fundit kanë humbur jetën 5 persona në Greqi duke e çuar në 110 numrin e viktimave nga koronavirusi në shtetin fqinj.

Mediat greke shkruajnë se mes viktima është edhe biznesmeni dhe shkencëtari i shquar Evangelos Spanos, njëherësh edhe themelues dhe president i Bio-mjekësisë.

Ai ishte një nga rastet e para të koronavirusit në Greqi dhe u trajtua në Njësinë e Kujdesit Intensiv në Spitalin Sotiria dhe vuante nga hipertensioni.

Ndërkohë, mes viktimave është dhe 63-vjeçar, i cili kishte mbërritur në spitalin e Thriasio, të shtunën në mëngjes. Mësohet se ai vuante nga disa sëmundje.