Në 24 orët e fundit, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 198 raste të reja me koronavirus nga 3,108 teste të kryera.

Po ashtu, autoritetet e shëndetit në vend bënë të ditur se brenda ditës, si pasojë e koronavirusit, e humbën jetën edhe 12 qytetarë ndërsa u shëruan 333 të tjerë.

Që nga fillimi i pandemisë, në RMV janë regjistruar 153,891 të infektuar, prej të cilëve 137,664 janë shëruar, kurse 5.079 kanë ndërruar jetë. Rastet aktive janë 11.148.