Greqia ka shënuar një rritje të ndjeshme të shifrave teksa janë regjistruar 4 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit.

Po ashtu janë edhe 55 raste të reja duke kujtuar se vetëm dje kishte 7 raste të reja.

Në fakt tek kjo rritje e ndjeshme kanë ndikuar dy vatra të reja, një klinikë private me 29 të infektuar mjekë dhe infermierë në Pelisteri të Athinës si dhe kampi i refugjatëve në Malakasa, ku janë konfirmuar 15 policë me Covid-19.

Ndërkohë në total Greqia numëron 125 viktima dhe 2 mijë e 463 raste me Covid-19.