EODY njoftoi sot 126 raste të reja me koronavirus në Greqi, nga të cilat 10 u zbuluan pas kontrolleve në doganat e vendit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 5.749. 

24 pacientë trajtohen të intubuar, ndërkohë që 129 pacientë janë larguar nga ICU. Ndërsa numri  i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Greqi ka shkuar në 213.

Situata e shkaktuar nga koronavirusi, ka bërë që Greqia të shtojë masat në kufijtë e saj duke sjellë dhe problematika për shqiptarët. Mësohet se një nga masat ka të bëjë me uljen e numrit të personave që kalojnë kufirin. Nga Kakavija drejt Greqisë do kalojnë vetëm 750 persona në ditë.

Po kështu qytetarët që do të hyjnë në Greqi nga pikat tokësore duhet të kenë bërë testin për COVID në 72 orët e fundit në vendet nga vijnë. Ata duhet të kenë rezultatin negativ të testit me vete.