Një vajzë 17-vjeçare shqiptare me banim në Neproshten të Maqedonisë, është zhdukur pa gjurmë.

Policia në Tetovë ka njoftuar se më datë 11 shtator 2018 rreth orës 14:00, babai i saj, 54-vjeçari F.A. nga fshati Neproshten i Tetovës, ka denoncuar se vajza e tij ishte nisur më datë 9 shtator 2018, me autobus nga Zvicra për në Tetovë, Maqedoni, por nuk ka mbërritur në shtëpi.

Vajza 17-vjeçare ka punuar përkohësisht si kujdestare në Zvicër, raportojnë mediat shqiptare në Maqedoni.

Gjithashtu njoftohet se po merren të gjitha masat për gjetjen e vendndodhjes dhe kthimin e të miturës në shtëpi, shkruan albinfo.ch.  Detaje tjera nga ky rast nuk janë dhënë, por kërkohet ndihmë për të zbuluar më shumë rreth kësaj ngjarjeje.