Një 19-vjeçar është vrarë nga tre persona të paidentifikuar, teksa ishte në park nën shoqërinë e të dashurës së tij.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 05:00, në lagjen “Marousi” të Athinës, në Greqi.

19-vjeçari u qëllua me thikë në kraharor dhe në bark nga tre autorë me kapuç në kokë.

Policia greke dyshon se shkak i vrasjes mund të ketë qenë skenari i një grabitjeje. Ky variant mbështetet edhe nga versioni i dhënë në polici i vajzës 18-vjeçare që shoqëronte viktimën.

Megjithatë policia nuk përjashton as pistën e larjeve të hesapeve.