20 raste të reja me Covid-19 në Greqi. Kjo është shifra që japin autoritetet në Athinë duke e çuar në 3409 numrin total të të infektuarve nga nisja e pandemisë.

Sipas autoriteteve, 766 raste kanë ardhur si pasojë e udhëtimeve nga jashtë, ndërkohë 9 pacientë po trajtohen të intubua. Mosha mesatare e tyre është 58 vjeç, ndërsa 118 pacientë janë larguar nga ICU. 

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar edhe 1 vdekje duke e çuar në 192 numrin total të viktimave, 61 gra dhe pjesa tjetër burra.

Mosha mesatare e viktimave është 76 vjeç.