Ka shkuar në 23 numri i viktimave në Greqi ndërsa numërohen 821 të prekur nga Covid-19.

Mediat greke njoftojnë se ka ndërruar jetë edhe një 46-vjeçar, me sëmundje të tjera shoqëruese.

Ndërkaq në 24 orë janë konfirmuar 78 raste të reja të infektuara me koronavirus.

Numri më i madh i tyre raportohet në Athinë.

Sipas mediave greke, nga 134 pacientë të shtruar, 53 janë të intubuar.