Për 28 ditë asnjë rast të ri me COVID-19, Mali i Zi shpall fundin e pandemisë

02/06/2020 - 22:40

Mali i Zi shpalli ditën e sotme fundin e pandemisë së COVID-19. Ku vendim erdhi me rekomandim të Institutit për Shëndetin Publik. “Ky është rezultat i përpjekjeve disamujore nga të gjithë”, tha Qeveria malazeze përmes një postimi në Twitter. Ky vendim erdhi për faktin se për 28 ditë me radhë Mali i Zi nuk ka pasur asnjë rast të ri me koronavirus.

Ndërkohë, shefja e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Mal të Zi, Mina Brajoviç, e vlerësoi si sukses luftën kundër COVID-19.

“Duhet ta kemi në mendje faktin se virusi është ende pranë nesh. Duhet ta kemi parasysh se të dhënat nga sistemi mbikëqyrës i OBSH-së tregojnë se një numër i madh i rasteve të pazbuluara të të infektuarve ekzistojnë akoma. Kjo është arsyeja përse një nga rekomandimet kryesore të OBSH-së për autoritetet, është të vazhdohet në mënyrë agresive dhe energjike me zbulimin, testimin dhe monitorimin e kontakteve”, tha Brajoviç për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë. Mali i Zi, gjithsej, ka konfirmuar 324 raste me koronavirus.

Prej tyre, nëntë pacientë kanë vdekur, të tjerët janë shëruar.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Janë konfirmuar 50 raste të reja me koronavirus në Greqi.

Kaos dhe dhunë për të dytën ditë radhazi në kryeqytetin e Serbisë, Beograd.

Në prag të vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi, i ngarkuari i BE Mirsolav Lajçak është takuar në Berlin me autoritetet gjermane.

Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi, tha se Shtetet e Bashkua

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se “do të kërkojë që Bashkimi Evropian të luajë një rol më të rëndësishëm politik” në dialogu

Serbia ka arritur numrin më të lartë të viktimave që nga nisja e epidemisë së Covid-19 në mars.

Greqia ka pësuar një rritje të rasteve me COVID-19 duke regjistruar 43 në 24 orët e fundit.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka reaguar në lidhje me vendimin e Greqisë për të mbyllur kufirin me Serbinë, pas shtimit të rasteve

Greqia ka vendosur që të mbyllë nga sot, nga ora 06.00 sipas orës lokale, kufirin për të gjithë shtetasit serbë që duan të hyjnë në terri

Në Maqedonisë e Veriut ka ndërruar jetë mjeku i parë i diagnostikuar me COVID-19.