Një grua 44-vjeçare në Selanik në Greqisë ka humbur jetën disa orë, pasi u vaksinua me vaksinën kundër Covid-19 të  AstraZenecës , ndërkohë që sipas mediave greke autoritetet kanë nisur hetimet.

Sipas autoriteteve shëndetësore dyshohet që 44-vjeçarja ka patur probleme kardiake. Kryetarja e Komitetit Kombëtar të Vaksinimit në Greqi, Maria Theodoridou tha se përkohësisht vdekja e gruas lidhet me vaksinimin, por nga autopsia paraprake nuk rezulton që 44-vjeçares t’i ishte shkaktuar trombozë. Sipas saj, pacientja ka pësuar atak në zemër që mendohet se lidhet me një sëmundje të hershme kardiake.

44-vjeçarja ishte nënë e dy fëmijëve. Pasditen e së hënës gruaja pati ethe, ndërsa në orët e para të së martës gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua dhe për fat të keq humbi jetën. Ekzaminimi mjeko-ligjor tregoi se vaksina nuk kishte shkaktuar asnjë reaksion alergjik, ndërkohë që do të nevojiten ekzaminime të mëtejshme për të mësuar mbi shkaqet e vdekjes.