E shtuna ka regjistruar 49 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, duke e çuar numrin total të të prekurve në 760. Shkupi ka numrin më të lartë të të infektuarve me 297 raste, e ndjekur nga Kumanova me 182, Prilepi me 58, Dibra me 49, Struga me 33 dhe  Tetova me 31 .

Deri tani 34 persona kanë humbur jetën, me tyre një pacient 73 vjeç nga Prilepi, dhe një  tjetër i moshës 76-vjeçare në Kumanovë.

68 pacientë po marrin shërbim mjekësor në Klinikën Infektive të Maqedonisë.

Frika nga përhapja e koronavirusit dhe masat e marra nga autoritet, kanë boshatisur rrugët e qytetit të Shkupit.

E njëjta pamje është edhe në Tetovë. Të vetmit që shihen janë operatorët ekonomikë, të pajisur me leje nga autoritetet  për shpërndarjen e produkteve ushqimore.

Edhe në Kumanovë, qyteti që ditët  e  fundit po përballet me një numër të madh të të infektuarëve nga COVID-19 është duke zbatuar  karantinën e fundjavës.

 Pas hyrjes në fuqi të karantinës së fundjavës nga e Premtja në orën 16.00 deri të Hënën në ora 05.00 të mëngjesit asnjë person nuk do të lejohet të lëvizë.

Megjithatë 46 qytetarë janë ndaluar nga policia për shkelje të rregullave të karantinë. Të dhënat e ministrisë së punëve të brendshme të Maqedonisë ës Veriut tregojnë se  97 personave u janë dhënë vendime për izolim, kurse 423 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim.