Pesë persona kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut. Autoritetet maqedonase bëjnë me dije se gjatë ditës së fundit janë testuar 1769 persona prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 183 prej tyre.

Rastet e reja janë shënuar në Shkup-51, Kumanovë-7, Dibër-4, Shtip-1, Prilep-15, Tetovë-13, Strugë-4, Veles-3, Manastir-6, Ohër-5, Kavadar-5, Gostivar-9, Gjevgjeli-3, Strumicë-7, Kriva Pallankë-4, Radovish-3, Koçan-20, Probishtip-2, Makedonski Brod-1, Berovë-3, Vallandov-3, Vinicë-4, Dellçevë-5, Sveti Nikollë-3 dhe Resnjë-2.

Ditën e djeshme 5 persona e humbën jetën nga Covid-19, ndërsa u shënuan 88 raste të reja.

Kujtojmë që deri më tani në Maqedoninë e Veriut 710 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 17.049.